Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet takimi i radhës i Grupit Punues lidhur me Hartimin e Planit për Integritet 2022-2026

2022/10/21 - 9:18

Grupi Punues për Hartimin e Planit për Integritet 2022-2026 ka mbajtur takimin e radhës.

Në këtë takim Koordinatori i Grupit, Zijadin Thaqi, ka paraqitur Draft-Planin për Integritet 2022-2026.

Ai ka thënë se në këtë Draft janë identifikuar rreziqet përkatëse të korrupsionit në sektore të ndryshme brenda Komunës.

Gjatë takimit është hapur debati për pyetje dhe komente lidhur me Draftin.

Po ashtu janë dhënë edhe disa të dhëna që duhet të përfshihen në Draft në mënyrë që të jetë më i plotë.