Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbahet takimi për projekt propozimin për krijimin e Qendrës Zejtare

2023/09/14 - 1:34

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Diasporë ka mbajtur takim me bizneset që merren me veprimtari zejtare.

Në këtë takim të pranishëm ishin Drejtoresha Burbuqe Leka, Drejtori i Urbanizmit, Uran Berisha, zyrtarë nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik si dhe përfaqësues të bizneseve zejtare.

Temë diskutimi e takimit ishte projekt-propozimi për krijimin e Qendrës Zejtare, ku u shpalos projekti ideor, si dhe më pas u morën rekomandimet nga përfaqësuesit e bizneseve për plotësimin e këtij projekti.
Takimi është financuar nga KEP Trust.