Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbështetet propozimi i Këshillit Qendrorë Kombëtar për Mbrojtjen e Konsumatorit

2018/06/07 - 3:36

 



Kryetari i  Këshillit Qendror Kombëtar  për Mbrojtjen e Konsumatorit,Sherif Fejzullahu, dhe anëtari  Berat Ahmeti  nga MTI, vizituan Kamenicën. Ata u  mirëpritën  nga kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati. Qëllimi i kësaj vizite ishte promovimi i punës dhe aktiviteteve  të  këtij këshilli, si dhe u  bisedua mundësinë e hapjes një zyre informuese  në Kamenicë, për mbrojtjen e konsumatorit. Kryetari Kastrati  e mbështeti idenë e tillë, duke u shprehë” jemi për  mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit, si komunë do ta shqyrtojmë mundësinë e  caktimit  të një zyrtari komunal që të merret me këtë çështje”. Këshilli në fjalë  është themeluar nga MTI me përkrahjen e Qeverisë.