Republika e Kosoves

Kamenicë

Mbyllen shtatë separacione të zhavorit të cilat operonin ilegalisht

2019/07/10 - 9:18

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me  Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) si dhe me Inspektoratin komunal të Komunës së Kamenicës, dje kanë zhvilluar një aksion inspektimi në fshatrat Hodonoc, Muçivercë, Shipashnicë e Poshtme dhe Laçiq.
Përgjatë këtij aksioni, janë inspektuar të gjitha separacionet dhe deponitë e zhavorit.
Pasiqë inspektorët kanë hasur në parregullësi të shumta, janë mbyllur shtatë separacione dhe një deponi e zhavorit, të cilat kanë operuar ilegalisht. Ato do të qëndrojnë të mbyllura, derisa operatorët të pajisen me lejet përkatëse. Kurse dy separacioneve të tjera u është dhënë një afat prej 30 ditësh që të pajisen me leje ujore, pasiqë me procedurat e tjera kishin qenë në rregull.