Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Ministria e Shëndetësisë nga sot vendos Komunën e Kamenicës në zonën e kuqe

2020/11/20 - 8:52

Ministria e Shëndetësisë ka marr vendim që nga sonte (20 nëntor 2020), Komuna e Kamenicës të vendoset në zonën e kuqe, ku bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo me 151 të infektuar në 100.000 banorë Brenda javës.

Sipas vendimit të MSH masat e miratuara në Komunën e Kamenicës, janë si më poshtë:

– Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre pas orës 19:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësor, të sigurisë, drejtësisë dhe të ngjashme;

– Ndalohen hyrje-daljet e qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës përkatëse nga ora 19:00 deri në orën 05:00, përveç:
– Personelit shëndetësirë, personelit të sigurisë, drejtësisë dhe tudentëve;
– Qytetarëve për nevoja emergjente;
– Operatorëve që kryejnë punë publike;

– Ndalohet veprimtaria e gastronomisë nga ora 19:00 deri në orën 05:00;

– Institucionet publike dhe private punojnë vetëm me stafin esencial, i cili staf përcaktohet me vendim të secilit institucion në veçanti;

-Transporti publik lejohet të punojë me 50% të kapaciteteve, në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e Covid-19”;

– Taksitë lejohen të punojnë me vetëm një (1) pasagjer prapa ose tre (3) nëse janë anëtarë të së njëjtës familje;

– Lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore të institucioneve vartëse të MKRS dhe komunave (teatrot, bibliotekat, filarmonia, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës me grupe, dhe të ngjashme), duke shfrytëuar vetëm 30% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse për të gjitha aktivitetet (si në shfaqje ashtu edhe në ushtrime), në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

– Lejohen aktivitetet sportive në hapësira të mbyllura dhe të hapura; stërvitjet dhe garat mund të organizohen në sported individuale; gjatë stërvitjeve në hapësirat e mbyllura mund të marrin pjesë deri në 20 persona, ndërsa gjatë garave mund të marrin pjesë deri në 50 persona bazuar në protokolle dhe udhëzime vendore dhe ndërkombëtare në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”;

– Lejohen Fitneset dhe pishinat e mbyllura për aktivitete individuale rekreative duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirave/sipërfaqeve në përputhje me “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19”.