Republika e Kosoves

Kamenicë

Ministrja Hajdari kërkon nga Inspektorati Komunal t’i zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe urdhëresat e Ministrisë në përpikmëri

2020/03/23 - 1:51

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari bashkë me kabinetin e saj ka pritur në takim të gjithë Inspektorët Komunal, për të biseduar në lidhje me vendimet e Qeverisë dhe urdhëresat e Ministrisë.

Pjesëmarrës në këtë takim ka qenë edhe përgjegjësi i Inspektoratit të Komunës së Kamenicës, Liridon Beqiri i cili mori përgëzime për punën që është duke bërë Inspektorati në Kamenicë.

“Nuk është qëllimi i Inspektoriatit që të shqiptojmë gjoba, por të marrim masa, ne dëshirojmë të ruajmë jetën e njerëzve, por njëkohësisht t’i ruajmë edhe bizneset, sepse janë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë”, ka thënë ministrja Hajdari.

Të përkushtuar për ta menaxhuar situatën!

Panik JO, Kujdes PO!