Republika e Kosoves

Kamenicë

MMPH dhe Let’s do it Kosova, në ndihmë për pastrimin e Kamenicës

2018/11/13 - 7:13

Task Forca Komunale për aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”, njofton se nesër me datë 14 nëntor 2018 do të fillojnë me pastrimin e zonave të tjera të identifikuara.
Përpos qytetarëve, kompanive private, Kompanisë Eco Higjiena, Hidromorava, nxënësve e vullnetarëve, të pranishëm në aksionin e nesërm do të jenë edhe Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fatmir Matoshi, organizata Let’s do it Kosova, Task Forca në krye me koordinatorin Faton Jakupi e shumë të tjerë.
Ftohen të gjithë qytetarët e vullnetarët të na bashkangjiten në aksionin për pastrimin  e deponive ilegale në Kamenicë.
Deri më tani janë pastruar rreth 10 lokacione me deponi ilegale dhe si zonë tjetër që e ka identifikuar task forca është fshati Shipashnicë e Poshtme. Të gjithë ata që duan të na bashkangjiten, takimi do të bëhet nesër në ora 12:30 në oborrin e objektit të Komunës së Kamenicës.
Bashkohuni me ne për një Kamenicë më të pastër!
#tapastrojmëkamenicën