Republika e Kosoves

Kamenicë

Ndahet nga jeta Komandanti i Brigadës 172 “Isa Kastrati” i zonës Operative të Karadakut, Shefik Beqiri

2020/03/21 - 12:08

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Komandantit të Brigadës 172 “Isa Kastrati” i zonës Operative të Karadakut dhe kolegut tonë, Shefik Beqiri.

Shefik Beqiri ishte një punëtor që zotronte shumë mirë punën e tij, dhe kishte raporte shumë të mira me gjithë stafin për çfarë dhe do të mbahet mend gjithmonë.

Kolegët e Komunës së Kamenicës i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqëve të të ndjerit dhe gjithë atyre që punuan me të.

Prehu në paqe komandant!