Republika e Kosoves

Kamenicë

Nderohet jeta dhe vepra e dëshmorit Xhelal Sopi

2021/06/01 - 4:00

Me rastin e 22-vjetorit të rënies heroike të Xhelal Sopit, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Arianit Ibrahimi, së bashku me kryetarin e OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani, gjatë ditës së sotme kanë bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorit Xhelal Sopi në Petroc.

 

Ibrahimi u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që nuk e kursyen jetën për liri.

 

“I jemi mirënjohës jetës dhe veprës së sëcilit dëshmorë që dhanë jetën për liri. Të qenit të lirë sot, mbanë emrin e këtyre dëshmorëve që sakrifikuan jetën e tyre”, u shpreh mes tjerash Ibrahimi.

 

Ndërsa kryetari i OVL UÇK-së dega në Dardanë, Milaim Limani, u shprehu nderime të pafundme figurave të ndritura që dhanë jetën e tyre për lirinë që gëzojmë sot.​