Republika e Kosoves

Kamenicë

Në Rogaçicë u mbajt dëgjimi publik për buxhetin komunal 2012

2011/08/02 - 12:00

Në  fshatin Rogaçicë, u mbajt dëgjimi  publik  lidhur me planifikimin  e  buxhetit  komunal për vitin 2012. Dëgjimi  publik  ishte  i  organizuar  nga   komiteti  për politikë dhe  financa  dhe   Drejtoria  për  Buxhet e Financa.  Organizimin e  ndihmuan  zyra komunale e informimit DEMI –  dhe  shoqëria civile.
  2.jpgIshte  hera e parë që në një  fshat të bëhet  organizimi i tillë .Ku morën pjesë edhe për parfaqësues të  Rogaçicës  dhe  fshatrave për rreth, të cilët i bën propozimet  e tyre  për  investime kapitale  në bashkësitë e tyre. Zyrtari i Lartë Financiar  z.Naser Hashani , i njoftoi  të pranishmit  në përgjithësi  për   buxhetin komunal,si  dhe  tregoi   mundësitë  reale të investimeve  kapitale  për  këtë  vit. Sipas tij : Buxheti komunal i paraparë  për vitin 2012 ,për komunën e Kamenicës,  është  7.148.704.00 euro , si edhe i ndarë sipas këtyre kategorive  ekonomike: paga dhe mëditje : 5.256.600.00 euro, mallra dhe shërbime  417.652.00 euro, shpenzime komunale  132.000.00 euro, transfere dhe subvencione  27.500.00 eurodhe investime  kapitale  1.314.952.00 euro. Kryetarët  e bashkësive 3.jpglokale,qytetarët  paraqitnin  nevojën  për  investime  në infrastrukturë  rrugore , ndriçim në fshatra, trotuare, ujësjellës etj. Por, nga të gjithë  mbështetej   kërkesa që në Rogaçicë, duhet të  ndërtohet një objekt shkollor. Në objektin ekzistues që së shpejti do të rinovohet , procesit mësimor  zhvillohet  në 4 ndërrime  dhe me  orar të shkurtuar . Në   këto rrethana  nuk  mund të arrihet  sukses të nivelit  të larë.Qytetarët e  falënderuan  komunën dhe  USAID –in për organizimin e një  takimi të tillë i pari i këtij lloji në këtë  fshat. USAID-in. e përfaqësoi  zinj. Laura  Bahtiri.Për të pranishmit ishte përgatit edhe   fletëpalosja   e cila ishte  financuar nga  ana USAID-it.