Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënkryetari Jakupi dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë u priten në takim nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj

2019/07/11 - 8:10

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Faton Jakupi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Naim Arifi, sot u pritën në takim nga Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Gjatë këtij takimi u diskutua për mundësitë që ofron Kamenica në zhvillimin ekonomik nëpërmjet bujqësisë, gjithashtu nevojën e domosdoshme për investime infrastrukturore në fshatrat e malësisë si parakusht i zgjerimit dhe zhvillimit të këtij sektori.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), tanimë janë në fazën e fundit të procedurave për shpalljen e prokurimit publik, për rreth 13 milion euro në investime infrastrukturore për komunën e Kamenicës.