Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit në mes Komunës së Kamenicës  dhe Kolegjit AAB

2018/06/14 - 4:54




????????????????????????????????????

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës  dhe Kolegjit AAB. Në emër të komunës e nënshkroi kryetari Qëndron Kastrati, ndërsa nga  ana e     Kolegjit u nënshkrua nga prorektori për çështje akademike Shemsedin Vehapi. Ai njoftoi Kryetarin Kastrati, për zhvillimin dhe avancimin e procesit arsimor, hulumtues dhe rriten e këtij  kolegji që ka degët  në Gjakovë dhe Ferizaj. Kolegji me kapacitete e veta mund ta ndihmoj  komunën në përgatitjen e projekteve të ndryshme, si dhe në zhvillimin e  aktivitete tjera të përbashkëta. Komuna e Kamenicë studentëve të këtij kolegji do ti ofroj mundësi për kryerjen e praktikës në institucionet e saja. Kolegji i ofron bursa dy nxënësve nga komuna  në studime në programet ekzistuese, me përjashtim në atë të mjekësisë. Marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin AAB, kanë nënshkruar shumë komuna të Kosovës, po ashtu marrëveshje të tilla kanë nënshkruar me shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, sipas prorektorit Shemsedini.