Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet marrëveshja për financimin e sportistëve olimpik

2018/04/13 - 7:05


Kryetari i Komunës  së Kamenicës, Qëndron Kastrati,i ka pritur përfaqësuesit  e Komiteti Olimpik  të Kosovës, Besim Hasanin kryetar dhe  Shasivar Haxhijaj sekretar. Me që rast  është nënshkruar  marrëveshja për  financimin   e sportistëve olimpik nga kjo  komunë. “ Edhe pse jemi  komunë e varfër, me kënaqësi të madhe duam ti mbështesim  atletët  e KA “Rogana” me suksesin e të cilëve mburremi. Falë tyre komuna e jonë  me numër sportistësh  olimpik  radhitet e treta  në Kosovë”. tha  kryetari Kastrati.
Pastaj në sallën e kuvendit u mbajt takimi informues, me  përfaqësuesit e klubeve sportive që veprojnë në Kamenicë, dhe me komunitetin e biznesit.  Ku kryetari  Komitet Olimpik i njoftoi të pranishmit me përfitimet nga Ligji për Sponzorizime në Sporte. Nga ky ligj  do të përitoj jo vetëm sporti por edhe bizneset,  Dobia është edhe  për popullarizimin e sportit  në mesin e të rinjve dhe në shëndetin e tyre. Hasani njëherazi   e konsideroj ligjin  shumë të avancuar, të cilin  nuk  e kanë as  vendet tjera.