Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal

2022/11/25 - 10:44

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Rajonal (AZHR), e përfaqësuar nga Agim Zeka.

Kjo marrëveshje ka për qëllim intensifikimin e punës për përgatitjen e pakos investive (letra e bardhë) e cila do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik lokal.
“Kjo marrëveshje është një hap shumë i rëndësishëm në tërheqjen e investitorëve në Komunën e Kamenicës”-tha Rahimaj.