Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Kamenicë

Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit mes UN Women dhe Komunës së Kamenicës

2022/11/23 - 1:55

Në një ceremoni të organizuar për nënshkrimin e memorandumeve të mirëkuptimit, në kuadër të programit ‘Financimi Transformativ për Barazi Gjinore në Ballkanin Perëndimor’, me 16 komuna, nga UN Women, ishte edhe Komuna e Kamenicës, e përfaqësuar nga Kryetari Kadri Rahimaj.

Kjo marrëveshje e mirëkuptimit përfshin integrimin gjinor në programet vendore, zbatimin dhe monitorimin e tyre, nëpërmjet aplikimit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor si mjet dhe kryerjen e analizave gjinore nga stafi përkatës, fuqizimin e kapaciteteve të administratës komunale dhe përmbushjen e zotimeve sipas Ligjit për Barazi Gjinore, avancimin e proceseve të planifikimit dhe programit të buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në nivel vendor, përmirësimin e mbledhjes së të dhënave të ndara sipas gjinisë, raportimin dhe avancimin e statusit të grave dhe burrave në nivel lokal, sigurimin e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe mekanizmave të konsultimit në nivel lokal duke marrë parasysh në mënyrë të barabartë nevojat e grave dhe burrave.

Si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel kombëtar dhe rajonal dhe mësimi nga praktikat e mira të vendeve të tjera në prezantimin e Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor dhe themelimin e Task Forcës në udhëheqjen e kryetarit të komunës me qëllim të lehtësimit të aplikimit të buxhetimit të përgjegjshem gjinor në nivel lokal.