Republika e Kosoves

Kamenicë

Nesër bëhet spërkatja e drunjëve dekorativ në rrugën “Skëndërbeu”

2020/05/22 - 2:02

Komuna e Kamenicës njofton të gjithë qytetarët se me datën 23 maj 2020 do të bëhet spërkatja e drunjëve dekorativ në rrugën “Skënderbeu”.

Spërkatja e drunjëve dekorativ do të filloj nga ora 04:00 deri në orën 08:00 të ditës së shtune.

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Ambient dhe Inspektorat lut të gjithë qytetarët që kanë shtëpitë ose banesat afër rrugës “Skëndërbeu” që të mos hapin dritaret dhe t’i evitojnë daljet.

Spërkatja e këtyre drunjëve do të bëhet për shkak të eliminimit të insekteve.

Ju falemnderit për mirëkuptim!