Republika e Kosoves

Kamenicë

Nga nesër ndalohen lëvizjet në Kikë dhe tek ujëvara e Qurrelit

2020/03/21 - 9:12

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë të Kamenicës, Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marr vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Republikës së Kosovës do të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Duke parë se çdo ditë kemi shumë vizitorë në Kikë, ju bëjmë thirrje që të evitoni vizitat në këtë zonë, qoftë në këmbë ose me automjete.

Policia e Kosovës do të monitoroj të gjitha vendet ku mblidhen njerëz dhe nuk do të lejojë frekuentimin e qytetarëve në Kikë dhe tek Qurreli.

Në këtë pjesë do të lejohet vetëm qarkullimi i banorëve të Kikës, e të cilët duhet të kenë me vete dokumentet identifikuese që të vërtetojnë se janë banorë të këtij fshati.

Faleminderit për mirëkuptim dhe ju lusim të qëndroni në shtëpi!