Republika e Kosoves

Kamenicë

Një person nga Topanica rezulton pozitiv me virusin COVID-19

2020/04/07 - 11:59

Një person nga fshati Topanicë ka rezultuar pozitiv nga grupi i dytë i të testuarve nga IKShKP-ja për virusin COVID-19.

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati ka thënë se shpreson të mos ketë raste të tjera.

“Në komunën tonë, nga grupi i dytë i të testuarve nga IKShP-ja për virusin COVID-19, vetëm një person nga Topanica ka rezultuar pozitiv. Shpresoj që mos të kemi raste të tjera”, ka thënë ai.

Deri më tani 13 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19 në fshatin Topanicë.

Qëndroni në shtëpi, ruajeni vetën de familjen. Bëhuni ju arsyeja e parandalimit të virusit!

#RriNshpi