Republika e Kosoves

Kamenicë

NJKDNJ mbajti programin kulturoro-artistik me fëmijët me nevoja të veçanta

2018/12/27 - 4:05

Njësia Komunale për të Drejtat e Njeriut në bashkëpunim me psikologen Arijeta Agaj dhe mësimdhënësit Belgizare Kryeziu, Afërdita Bislimi-Kallaba dhe Besim Kryeziu kanë organizuar program kulturoro artistik me moton, “Edhe ne jemi këtu për të festuar”.
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati i cili ishte poashtu i pranishëm në këtë aktivitet, tha se do t’u ofroj gjithmonë mbështetje të gjithë fëmijëve pa dallime.
“Fëmijët janë pasuria e çdo vendi dhe ne si shoqëri duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë. Buzëqeshja e këtyre fëmijëve na bënë të shpresojmë dhe të harrojmë me problemet të cilat ballafaqohemi çdo ditë”, tha ai.
Ndërkaq koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati dhe psikologia Arijeta Agaj, thanë se janë të lumtura që të gjithë akterët kanë bashkëpunuar për këtë aktivitet. Ato gjithashtu, falënderuan kryetarin Kastrati, fëmijët e prindërve, tre mësimdhënësit që ishin pjesë e këtij organizimi.