Republika e Kosoves

Kamenicë

OJQ-NOPM dhe NJKDNJ mbajtën ligjëratë informuese dhe vetdijësuese,në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin

2019/03/15 - 10:46

Organizata Jo-qeveritare Network of Peace Movement (NOPM) bashkë me koordinatorën e Njësisë Komunale për të Drejtat e Njeriut (NJKDNJ) Nazmije Demolli-Kastrati, dje kanë mbajtur ligjeratën me temën “ Si t’i mbrojmë fëmijët nga rreziqet e internetit”, në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Koretin, me nxënësit e klasëve të VII, VIII dhe IX.

Qëllimi kryesor i kësaj ligjërate ka qenë të informojë nxënësit rreth rreziqeve që mund të hasin gjatë përdorimit të internetit dhe informimin e parandalimit të këtyre rreziqeve.

Forma e kësaj ligjërate kishte karakter informues dhe vetdijësues për rreziqet me të cilat ballafaqohen të rinjtë gjatë përdorimit të internetit dhe zbulimin e të dhënave të tyre nga sulmet e ndryshme kibernetike.

Koordinatorja Nazmije Demolli-Kastrati tha se diskutimi me nxënës ka qenë interaktiv ku janë marrë pytetje dhe përgjigje të ndryshme rreth mbrojtjes dhe vetdijësimit të tyre.

“Interesimi për diskutim nga nxënësit ishte shumë i madhë dhe ndihem e lumtur që edhe organizatorët kanë qenë të kënaqur me njohurit e përgjithshme që kishin nxënësit e kësaj shkolle”, u shpreh ajo.

Drejtoresha Ekzekutive e OJQ – NOPM Besime Tusha-Maliqi, gjithashtu falënderoi nxënësit dhe drejtoreshën e kësaj shkollë Merita Cocaj-Keqmezi, për bashkëpunimin e ndërsjellt.