Republika e Kosoves

Kamenicë

NJOFTIM PËR SHPËRNDARJEN E PAKOVE USHQIMORE PËR SHFRYTËZUESIT E ASISTENCËS SOCIALE

2022/05/24 - 8:04

Njoftohen të gjithë shfrytëzuesit e asistencës sociale se nesër më datë 25 Maj 2022 duke filluar nga ora 14:00 do të bëhet shpërndarja e 550 pakove ushqimore.

Shpërndarja do të bëhet nga zyrtarët e Qendrës për Punë Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale tek Depo “Luani” në Berivojcë përball Restaurant “Konaku”.

Këto 550 pako ushqimore janë donacion nga Shoqata “Bereqeti” dega në Kamenicë në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Luten të gjithë shfrytëzuesit e asistencës sociale që ta ken me vete Leternjoftimin dhe Kartelën Sociale për marrjen e pakos ushqimore.