Republika e Kosoves

Kamenicë

Nxënësit e shkollave fillore stërviten për raste rreziku nga tërmetet.

2019/04/19 - 9:33

Agjencia e Menaxhimit Emergjent në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Autoritetin e Administrimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) nga Turqia, sot kanë organizuar stërvitje me simulatorë, me nxënësit e shkollave fillore.
Kjo stërvitje ështe organizuar me qëllim që nxënesit të njoftohen nga afër se si duhet të mbrohen në raste emergjente dhe si të veprojnë në rast rreziku të shkaktuar nga termetet.
Drejtoresha për Mbrojte dhe Shpëtim Pajtesa Kryeziu tha se organizime të tilla janë të domosdoshme për nxënësit, në mënyrë që të jenë të përgatitur për çdo rast.
Organizimi i kësaj stërvitje është bërë nga Drejtori i Departamentit të Parandalimit në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent Alush Beqiri, ku dhe moren pjesë ekipi Policorë i Kamenicës, Kryqi i Kuq, ekipi mjekësor dhe zjarrëfikësit.