Republika e Kosoves

Kamenicë

Nxënësit e shkollës “Fan Noli” vizitojnë Komunën e Kamenicës

2020/02/14 - 4:41

Për nder të 12 vjetorit të pavarësisë, nxënësit e shkollës “Fan Noli”, kanë vizituar Komunën e Kamenicës.

Grupi “Yjet”, nxënës në parashkollor të veshur me veshje kombëtare e të shoqëruar me mësimdhënëset e tyre, u takuan edhe me Drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina- Bislimi.

Duke i uruar mirëseardhje drejtoresha, Morina-Bislimi fëmijëve ju tregoi ambientet e punës brenda komunës.

Ajo po ashtu i falënderoi për vizitën, u uroi përvjetorin e 12 të pavarësisë, dhe u tha se ata janë e ardhmja e këtij vendi.

Kjo vizitë u përmbyll me recitimin e disa poezive nga këta nxënës.