Republika e Kosoves

Kamenicë

Organizohet panel diskutimi me temën “Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së”

2019/05/20 - 11:09

Në kuadër të projektit “Mbështetja e Komunikimit të Procesit të Integrimit Evropian”, nesër me datën 21 maj 2019 (e martë) është organizuar panel diskutimi me temën “Prodhimi vendor dhe tregu i BE-së”, duke filluar nga ora 10:30 në objektin e komunës.
Në këtë diskutim do të flitet për marrëveshjen e stabilizim asocimit dhe mënyrat e tejkalimit të sfidave në prodhim dhe përmisim të produkteve, si dhe përgatitjen e tyre për tregun e BE-së.
Ky panel do të udhëhiqet nga Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, i cili do të përbëhet nga këta panelist: koordinatori i zyrës regjionale të Agjencise së Ushqimit dhe Veterinarisë në Gjilan Sabedin Kadriu, menaxheri për cilësi në kompaninë “KABI” Medin Zeqiri dhe përfaqësuesi nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ftoheni të merrni pjesë!