Republika e Kosoves

Kamenicë

Pas përfundimit të trajnimeve, Komuna e Kamenicës në bashkëpunim me IADK-në shpërndajnë mekanizma bujqësor

2021/10/01 - 8:10

Organizata jo-qeveritare Iniciativa për Zhvillim e Bujqës së Kosovës (IADK), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, në kuadër të projektin “Përmirësimi i punësimit dhe mundësive për gjenerim të të ardhurave në zonat rurale të Kosovës”, i financuar nga Donatori Brot fur die Welt (BfdW) nga Gjermania, ka përfunduar trajnimin e një grup prej 13 blegtorëve nga Komuna e Kamenicës. Dhjetë nga këta blegtorë janë përkrahur me grand në vlerë tre mijë euro.

Në këtë vlerë prej tre mijë euro, fermerët blegtorë kanë përfituar mekanizma bujqësor në bazë të kërkesave dhe nevojave të tyre si: laktofriz për ruajtjen qumështit, miksere për përzirje e koncentratiti, mbjellëse misri, roto kosa, pjatore, freza dheu, makina mjelëse, mbledhëse sane.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se mbështetja e komunës dhe organizatës IADK ndaj fermerëve të Kamenicës është duke vazhduar.

“Mbështetja ndaj fermerëve të komunës sonë po vazhdon, jemi krenar për punën dhe përkushtimin e secilit blegtorë. Falënderojmë IADK-në për mbështetjen e vazhdueshme”, tha Kastrati.

Gjithashtu edhe drejtori i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, ka falënderuar organizatën IADK-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunës së Kamenicës.

“Falënderime pafund për IADK-në që në vazhdimësi po përkrahë Kamenicën me projekte të ndryshme. Ky është projekt tre vjeçar 2020,2021,2022, por që në vazhdim së bashku me këtë organizatë do të kemi edhe projekte të tjera”, tha Arifi.

Ky projekt është financuar 70% nga IADK, 20% nga Komuna e Kamenicës, si dhe 10% nga fermerët përfitues.