Republika e Kosoves

Kamenicë

Pastrohen të gjitha rrugët kryesore të Komunës së Kamenicës

2020/03/24 - 6:37

Pas reshjeve të borës, sot janë pastruar dhe hapur të gjitha rrugët kryesore në komunën tonë.

Pastrimi i rrugëve është bërë nga kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve dimërore, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qëndroni në shtëpi, ndërsa rrugët e pastruara e të hapura mundohuni t’i shfrytëzoni për raste urgjente.