Republika e Kosoves

Kamenicë

Përfaqësues të USAID-it u pritën nga drejtori Administratës Lokale Enver Ajvazi

2011/08/11 - 12:00

Përfaqësues  të USAID-it,Laura  Bahtiri dhe  Halit Kadriu,u  pritën  nga  drejtori i Administratës  Lokale, z. Enver Ajvazi. Qëllimi  i këtij   takimi  kishte  të  bënte lidhur me mobilizimin  për shtyrjen e proceseve  në sistematizimin dhe strukturimin   e pozicioneve të personelit, në përshkrimin e vendeve të punës, ngritjen e  perfoprmances, sa më  shpejt që është e mundur  të  bëhen ristrukturime në administratën komunale.
  z. Enver Ajvazi falënderoj  USAID-in , për ngritjen e  performancës  komunale . Ai  poashtu tha se jemi duke  vepruar  në këtë drejtim  duke i grumbulluar  shënimet e nevojshme . Mirëpo, për përgatitjen e rregullores  për sistematizimin e vendeve të punës, ne  do të formojmë një  komision profesional. znj. Laura   propozoi që të dërgohet  pyetësori për  të gjithë  punëtorët  në mënyrë që ata të  shënojnë   angazhimet e tyre gjatë orarit të punës .