Republika e Kosoves

Kamenicë

Përfaqësuesit e TLP Association u mirëpritën nga Kryetari i Komunës së Kamenicës

2018/07/12 - 5:56

 
 
 
 
 
 



 
Komunën e  Kamenicës, sot e   vizituan  përfaqësuesit e   TLP Alumni Assotiation. Ata u  pritën nga   Kryetari i Komunës  Qëndron Kastrati dhe   bashkëpunëtorët e tij. Komuna e Kamenicës  do të jetë për ta  një pilot projekt  ,ku  TLP AA do ta ndihmoj  vullnetarisht  komunën me kuadro, duke bashkëpunuar  drejtoritë  komunale me  komitetet  përkatëse  e TPL-së .Ndihma  në promovimin e demokracisë, përmisimin e kualitetit  në procesin arsimor, edhe në çështjet tjera për të cilat ka nevojë komuna e jonë.
Kuadrot e tyre janë  të shkolluara  në universitete  amerikane , dhe janë të gatshëm  për ta ndihmuar komunën për  bërë ndryshime dhe  avancime. Ata me vëmendje e dëgjuan  diskutimin e Kryetarit të Komunës Qëndron  Kastrati,  i cili u ofroi informacione  të  shumëllojta për Komunën e Kamenicës. Fillimisht, duke u nisur  nga pozita gjeografike , popullata ,resurset, ekonomia, arsimi etj, për papunësinë tha se i përfshinë 2/3 e popullatës. Poashtu e përmendi  si dukuri  brengose   të kësaj  komune  është shpërngulja e popullatës  që është shndërrua  në një proces të pandalshëm. Komuna e Kamenicës  ka një buxhet të vogël  dhe mbi një milion euro  mjete financiare nga  investimet kapitale dhe nga  kategoria  për mallra dhe shërbime të cilat  shkojnë  për paga në arsim. Mysafirët  u njoftuan se  Komuna e Kamenicës i ka edhe përparësitë veta, siç janë :resurset natyrore, fuqia e lirë punëtore, afërsia me  korridorin  rrugor Gjilan – Bujanoc, diaspora e madhe në perëndim ,veçanërisht në Zvicër që mund të jetë një donatorë  i shumë i dobishëm  për zhvillimin  e komunës, momentalisht ata janë një burim i qëndrueshëm financiar për familjet e tyre që janë  këtu. Komuna për investitorët do të jep prona pa qira  me kusht të punësimit të qytetarëve. Përfaqësuesit e  TLP- AA, ishin të habitur me  strukturën e re të udhëheqjes komunale dhe të përfaqësimit  gjinor. Ata  kërkuan që secila drejtori ti paraqes atyre  sfidat me të cilat ballafaqohet.