Republika e Kosoves

Kamenicë

Shënohet Dita e Çlirimit të Kamenicës 18 Qershori

2018/06/18 - 4:48

 




 


 
 
Me  aktivitete të ndryshme kulturo- sportive, shënohet 18 vjetori  i ditës së çlirimit të Kamenicës, fillimisht me  seancën solemne   të cilën e udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit , për të vazhduar  pastaj me aktivitete tjera. Të pranishëm  ishin: Kryetari i Komunës  Qëndron Kastrati, drejtorët komunal, mediat lokale, veteranë të UÇK-së, anëtarë të familjeve  të dëshmorëve  etj . Në fjalët e udhëheqësve komunal , u përkujtua  kjo datë historike  që shënon një epokë të re, shkëputje nga  robëria shekullore e  popullit tonë. Po të kthejmë kujtesën 18 vite më parë gjendja në komunën tonë  dhe Kosovë ishte e tmerrshme, vendi ynë ishte shndërruar  një kamp përqendrimi. Falë sakrificës  shekullore të popullit dhe luftës  së armatosur të UÇK-së, vendosmërisë   e trimërisë  së  luftëtarëve, gjakut të dëshmorëve e martirëve, sot  po e gëzojmë lirinë aq të   shumëpritur. Nuk duhet harruar  të kaluarën   e rënd të brezave  të popullit tonë , jo për hakmarrje ndaj dikujt, por ta dashur e çmuar  rëndësinë e kësaj lirie, për një mobilizim  veprimi për sendërtimin  e vendit tonë ,për ta avancuar shoqërinë  tonë ashtu siç e meriton edhe populli i ynë. Pastaj u bën homazhe  në varrezat e dëshmorëve u vendosen kurora pranë varrezave të dëshmorëve . Kryetari mori pjesë edhe  në manifestimin  kushtuar Dëshmorit të Kombit,  Basri Canollit.