Republika e Kosoves

Kamenicë

Shënohet viktima e katërt me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2020/07/27 - 7:02

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se një person i prekur me COVID-19 nga Komuna e Kamenicës ka ndërruar jetë.

Ky është personi i katërt që ka humbur betejën  me COVID-19 në Komunën e Kamenicës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati duke i shprehur ngushëllime familjes, ka lutur qytetarët që të kenë kujdes maksimal në respektimin e udhëzimeve.

“Për fat të keq edhe një qytetar i yni i diagnostifikuar me #COVID19 e ka humbur betejën me këtë virus. Ky është rasti i katërt në Komunën e Kamenicës që ka përfunduar me vdekje. Ju lutem që të kujdeseni maksimalisht në respektimin e udhëzimeve. #Vendosmaskën, #pastroduart e #mbajdistancë sepse vetëm kujdesi i secilit prej jush, përbën kontribut të jashtëzakonshëm në parandalimin e shpërndarjes së virusit. Ngushëllime të sinqerta familjes!”, ka thënë Kastrati.

Numri total deri më tani i të infektuarve në Komunën e Kamenicës është 97, ku nga ta 65 janë shëruar plotësisht, 28 raste janë aktive dhe katër persona kanë humbur jetën.

Mbani distancë, përdorni maska dhe pastroni duart shpesh.

Kujdesu për vetën dhe të tjerët!