Republika e Kosoves

Kamenicë

Shfaqjet teatrore do të fillojnë online, ky është kalendari i teatrove të Kosovës për muajin prill

2020/04/07 - 1:45

Për shkak të situatës së krijuar nga virusi SARS-CoV-2, Teatri Kombëtari i Kosovës së bashku me Teatrin e Gjilanit, kanë krijuar një kalendar online të teatrove të Kosovës për muajin prill.

Kësaj iniciative i janë bashkangjitur edhe Teatri “Hadi Shehu” – Gjakovë” , Teatri “Bekim Fehmiu” Prizren, Teatri “Adriana” – Ferizaj”, “Qendra Multimedia”, “Teatri Oda” dhe Teatri “Urban”.

Të gjitha shfaqjet do të fillojnë nga ora 20:00 dhe do të jepen online përmes linkut, që publikohet ditën kur do të mbahet shfaqja, në profilet zyrtare në Facebook të të gjitha teatrove përkatëse.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit fton të gjithë dashamirët e artit dhe teatrit në veçanti, të mos e humbasin këtë mundësi të mirë që të ndjekin këto shfaqje.