Republika e Kosoves

Kamenicë

Shkolla fillore “ 17 shkurti” feston ditën e shkollës

2020/02/14 - 4:49

Shkolla fillore “ 17 shkurti” në Muçiverc ka festuar sot ditën e shkollës.

Të pranishëm në këtë organizim ishin Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina- Bislimi, drejtori i shkollës Arsim Thaçi, profesor doktor Xhevdet Thaçi, mësimdhënësit, nxënësit dhe banorët e fshatit.

Hapja e këtij manifestimi u bë nën përcjelljen e himnit të Kosovës dhe atij të kombëtar.
Thaçi falënderoi të gjithë të pranishmit që ishin pjesë e këtij organizimi dhe të gjithë ata të cilët kontribuan në themelimin e kësaj shkolle.

Gjatë manifestimit nxënësit e kësaj shkolle interpretuan këngë, poezi, recitale e vallëzime. Drejtori i shkollës së bashku me drejtoreshën e DKA-së, Morina-Bislimi shpërndanë mirënjohje për nxënësit dhe mësuesit e dalluar.