Republika e Kosoves

Kamenicë

Shpërndahen 18 motokultivatorë për fermerët përfitues të Kamenicës

2018/12/21 - 6:10

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati bashkë me nënkryetarët dhe Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi, kanë bërë shpërndarjen e 18 motokultivatorëve  për fermerët përfitues.

Kryetari Qëndron Kastrati u shpreh jashtëzakonisht i lumtur për shpërndarjen e motokultivatorëve sepse sipas tij, do t’i ndihmoj fermerëve që të rrisin prodhimtarinë e kulturave bujqësore.

“ Do të jemi gjithmonë afër fermerëve për t’i ndihmuar në të gjitha format për avancimin e fermave dhe prodhimtarive të tyre. Gjithashtu, javën tjetër do të shpërndajmë edhe 17 motokultivatorë të tjerë për fermerët”, tha ai.

Ndërsa drejtori DBPZHR-së Naim Arifi, tha se falë angazhimit të punës së drejtorisë, qeverisjes lokale dhe bashkëpunimit me fermerët, Komuna e Kamenicës ka dalur e para në Kosovë sa i përket përfituesve të granteve.

“Ju uroj të gjithë fermerëve përfitues dhe  premtoj që edhe në vitet e ardhshme në vazhdimësi do të jemi sa  më afër fermerëve.  Bashkë me stafin e DBPZHR-së jemi të gatshëm të punojmë edhe gjatë fundjavës, vetëm që t’u dalim në ndihmë  fermerëve me gjithë kapacitetin që kemi”, deklaroi Arifi.