Republika e Kosoves

Kamenicë

Shpërndahen dhurata për nxënësit e SH.F.M.U “17 Shkurti” në Muçiverc

2021/12/29 - 8:14

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Muçiverci”, kanë ndarë dhurata për nxënësit e SH.F.M.U “17 Shkurti”, në Muçiverc.

Të pranishëm në shpërndarjen e dhuratave përveç nxënësve dhe mësimdhënësve ishin edhe Kryetari Kadri Rahimaj, si dhe U.D i Drejtorisë së Arsimit, Visar Dërmaku.

I pari i komunës duke falënderuar Shoqatën Humanitare “Muçiverci”, theksoi se ata që i gëzohen më së shumti festave janë fëmijët.

“Festave të fundvitit i gëzohen më së shumti të vegjëlit

E sot, ky gëzim u vërejt në fytyrat e nxënësve të Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “17 Shkurti”, në Muçiverc. Së bashku me U.D së Drejtorit të Drejtorisë së Arsimit, Visar Dërmaku shpërndamë dhurata për këta nxënës.

Këto dhurata janë përgatitur nga nxënësit e shkollave zvicerane në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare “Muçiverci”.

Falënderojmë Shoqatën Humanitare “Muçiverci” për iniciativën dhe bashkëpunimin”, ka thënë ai.