Republika e Kosoves

Kamenicë

Shpërndahen edhe disa motokultivatorë në kuadër të projektit të kaluar

2019/01/14 - 5:31

Nënkryetarët e Komunës Faton Jakupi dhe Bojan Stamenkoviq bashkë me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Naim Arifi, kanë bërë shpërndarjen edhe të disa motokultivatorëve në kuadër të projektit të kaluar.

Nënkryetarët Jakupi e Stamenkoviq thanë se janë tejet të kënaqur për ndihmën që Komuna po u ofron fermerëve të Kamenicës.

Ndërkaq, Drejtori i DPZHR-së Naim Arifi tha se ai bashkë me stafin e drejtorisë që e drejton, janë të gatshëm të punojnë dhe t’u ofrojnë qytetarëve ndihmë e këshilla praktike për gjithçka që ata kanë nevojë.