Republika e Kosoves

Kamenicë

Shpërndahen pako ushqimore nënave vetushqyese, për Ditën e Gruas

2019/03/08 - 6:58

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati së bashku me Grupin e Grave dhe zyrtarën për barazi gjinore Teuta Kastrati, sot kanë bërë shpërndarjen e disa pakove ushqime për ditën ndërkombëtare të gruas.
Këto pako janë shpërndarë për pesë nëna vetushqyese në Kamenicë.
Kryetari Kastrati tha se ndihet shumë i lumtur për  faktin që këto nëna mundohen aq shumë për familjet e tyre.
“Në ditën e gruas i dolëm në ndihmë këtyre grave që janë simbol i forcës e qëndrueshmërisë”, deklaroi ai.