Republika e Kosoves

Kamenicë

Furrat dhe operatorët tjerë ekonomik obligohen ti ambalazhojnë produktet e tyre

2020/03/24 - 5:23

Shtabi Komunal Emergjent me qëllim të zbatimit të masave dhe rekomandimeve nga Qeveria e Kosovës, lidhur me sigurinë e shëndeti publik, për parandalimin e epidemisë COVID-19 ka lëshuar një urdhëresë për furrat dhe operatorët tjerë ekonomik lidhur me produktet e tyre.

URDHËRESË
1.URDHËROHEN të gjitha furrat e dhe operatorët tjerë ekonomik në terrutorin e Komunës së Kamenices që paraprakisht ti ambalazhojnë të gjitha bukët dhe produktet tjera tëmiellit;
2. Asnjë bukë apo produkt tjetër i miellit nuk guxon të shitet pa qenë paraprakisht i amballazhuar;
3. Personeli patjetër duhet të punoj me mjete mbrojtëse (maska, dorëza, përparëse dhe kapelë);
4.Çdo operatorë ekonomik duhet ti marr masat higjienike parandaluese dhe të dezinfektoj në mënyrë kontinuele lokalin dhe hapësirën punuese, si dhe të ketë dezinfektues për personelin;
5. Të siguroj se personat brenda lokalit të qëndrojnë larg njëri tjetrit së paku një metër;
6.Të siguroj se lokali nuk është stërmbushur aq sa njerëzit brenda të mos qëndrojnë larg njëri tjetrit, të paktën një metër, si dhe të sigurojnë se blerësit presin në radhë ose qëndrojnë jashtë lokalit deri sat ë ju vije radha për të blerë;
7. Të vendosen njoftimet në dyer e lokalit për distancën që duhet mbajtur;
8. Për zbatimin e kësaj Urdhërese përkujdeset Sektori i Inspektorati të Komunës;
9. Vendimi hynë në fuqi me datë 25.03.2020.

Shtabi Komunal Emergjent u bën thirrje bizneseve që ta respektojnë këtë Urdhëresë sepse në të kundërtën bizneset që nuk i respektojnë vendimet dhe urdhëresat për parandalimin e përhapjes së pandemisë do të iu shqiptohen masa ndëshkuesë konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, si dhe do të merren masa ligjore deri në ndalim të ushtrimit të veprimtarisë.

Qëndroni në shtëpi, kujdesuni për vetën dhe familjen tuaj. Kujdes PO, panik JO.