Republika e Kosoves

Kamenicë

Shtatë raste pozitive me COVID-19 në Komunën e Kamenicës

2021/01/14 - 4:30

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Komunën e Kamenicës, shtatë persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:

– 600 raste të identifikuara,
– 541 të shëruar plotësisht,
– 25 raste aktive,
– 34 të vdekur.

Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!