Republika e Kosoves

Kamenicë

Sot mbahen takime me qytetarë për Projekt-Buxhetin në fshatrat Hodonoc dhe Roganë

2022/08/10 - 8:25

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal sot do të mbajë takimet me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hodonoc dhe Roganë.

Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi në fshatin Hodonoc në shkollën fillore “Xhavit Ahmeti”.

Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Roganë në shkollën fillore “Metush Krasniqi”.

Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni.