Republika e Kosoves

Kamenicë

Sot mbahen takime me qytetarë për Projekt-Buxhetin në fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme

2022/08/15 - 7:55

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal sot do të mbajë takimet me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Hogosht dhe Shipashnicë e Epërme.

Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi në fshatin Hogosht në shkollën fillore “Skendërbeu”.

Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Shipashnicë e Epërme në shkollën fillore “Sadri Misini”.

Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni.