Republika e Kosoves

Kamenicë

Sot mbahen takime me qytetarë për Projekt-Buxhetin në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme

2022/08/11 - 9:26

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal sot do të mbajë takimet me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Karaçevë e Poshtme dhe Karaçevë e Epërme.

Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi në fshatin Karaçevë e Poshtme në shkollën fillore “Asllan Thaqi”.

Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Karaçevë e Epërme në shkollën fillore “Avni Rrustemi”.

Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni.