Republika e Kosoves

Kamenicë

Sot mbahen takime me qytetarë për Projekt-Buxhetin në fshatrat Muçiverc dhe Shipashnicë e Poshtme

2022/08/12 - 12:28

Drejtoria për Buxhet dhe Financa në bashkëpunim me Kuvendin Komunal sot do të mbajë takimet me qytetarë për Projekt-Buxhetin për vitin 2023 në fshatrat Muçiverc dhe Shipashnicë e Poshtme.

Duke filluar në orën 17:00 do të mbahet takimi në fshatin Muçiverc në shkollën fillore “17 Shkurti”.

Ndërsa duke filluar nga ora 19:00 do të mbahet takimi me qytetarë në fshatin Shipashnicë e Poshtme në shkollën fillore “Sadri Misini”.

Bëhuni pjesë e këtyre takimeve për t’i paraqitur propozimet për fshatrat ku ju banoni.