Republika e Kosoves

Kamenicë

Të gjithë anëtarët e kabinetit të kryetarit, Qëndron Kastrati rezultojnë negativ

2020/06/25 - 8:38

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se të gjitha mostrat e marra në Kamenicë e që ishin rast kontakti i Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati kanë rezultuar negativ.

I pari i komunës tha se kjo gjë shfaqë kulturë të lartë të ekipit në raport me respektimin e masave të dhëna nga organet kompetente.

“Secili anëtar i kabinetit tim me të cilin kam pasë kontakt ka rezultuar negativ. Gjithashtu, edhe qytetarë tjerë të Kamenicës. Kjo shfaqë kulturën e lartë të ekipit në raport me respektimin e masave, për ç’gjë jam shumë krenar. Që nga rastet e para të identifikuara me COVID-19 në Kosovë, unë i kam respektuar të gjitha masat e udhëzimet nga institucionet përkatëse. Të gjithë personat me të cilët kam pasë kontakt gjatë këtyre ditëve kanë rezultuar negativ. Sepse asnjëherë nuk kam shtrënguar duart me askënd, jam përkujdesur në dezinfektim të duarve gjatë gjithë kohës, kam mbajtur distancë”, tha ai.

Gjithashtu Kastrati ka lutur të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë të gjitha udhëzimet e dhëna sepse vetëm kështu mund të parandalohet shpërndarja e virusit SARS-CoV-2.

Momentalisht në Komunën e Kamenicës është vetëm një rast aktiv ndërsa janë shëruar 41 persona.