Republika e Kosoves

Kamenicë

Thirrje për diskutim publik për Rregulloren për Transparencë

2019/06/20 - 4:19

 
Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati fton të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës në diskutimin e hapur publik për Rregulloren për Transparencë Komunale,  që do të mbahet më datën 28 qershor 2019, në Sallën e Kuvendit Komunal, me fillim nga ora 14:00.
Ky takim ka për qëllim informimin e qytetarëve rreth mekanizmave që përdoren për transparencë komunale dhe jeni të mirëseardhur për të shpalosur idetë dhe propozimet tuaja!