Republika e Kosoves

Kamenicë

Urdhëresë për ndalimin e mjeteve piroteknike

2018/12/24 - 12:06

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike ( rrugë e sheshe), brenda territorit të Komunës së Kamenicës.
Kjo urdhëresë ka hyrë në fuqi me datën 21 dhjetor dhe vlenë deri më datën 2 janar 2019.
Kryetari Kastrati tha se vendimi për ndalimin e mjeteve piroteknike është bërë për shkak të sigurisë së qytetarëve në segmentet rrugore publike.
“Pas diskutimeve të vazhdueshme me qytetarë ramë dakord që në vendet publike, veçanërisht në rrugë dhe sheshe mos të lejohet përdorimi i mjeteve piroteknike, për shkak të sigurisë së qytetarëve e fëmijëve”, tha ai.
Gjithashtu, për moszbatimin e këtij vendimi do të shqiptohen gjoba nga 10 deri në 100 euro, thuhet tutje në urdhëresën e lëshuar nga kryetari Kastrati.