Republika e Kosoves

Kamenicë

Vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit dhe hapësirat për ecje e pushim në Desivojcë

2020/10/07 - 5:16

Komuna e Kamenicës edhe përkundër pandemisë është duke vazhduar punën për të realizuar projekte të ndryshme infrastrukturore.

Momentalisht janë duke vazhduar punimet për rregullimin e shtratit të lumit si dhe hapësirat për ecje e pushim në Desivojcë, linja e Shipashnicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë i lumtur që po realizohen projektet infrastrukturore në komunën tonë.

“I lumtur që në mesin e shumë projekteve infrastrukturore në komunën tonë, po vazhdojnë punimet edhe në projektin për rregullimin e shtratit të lumit në Desivojcë, linja e Shipashnicës. Në këtë projekt parashihet rregullimi dhe pastrimi i shtratit të lumit, si dhe hapësirat për ecje e pushim.
Po vazhdojmë me punë që qytetarëve tanë t’u mundësojmë kushte më të mira, hapësirë atraktive e ambient më të pastër!”, tha Kastrati.