Republika e Kosoves

Kamenicë

Vendosen kamerat e sigurisë në institucionet publike në Kamenicë

2018/12/26 - 4:37

Është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në objektin e komunës, Shtëpinë e Kulturës dhe Palestrën e Sporteve në Kamenicë.

Me inicimin e Drejtoreshës së Administratës së Përgjithshme Brikenë Ramabaja  dhe vendimin e kryetarit Qëndron Kastrati, është bërë vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira.

“ Vendosja e kamerave të sigurisë në këto hapësira publike ka për qëllim të rrisë sigurinë e njerëzve, sigurimin e pronës dhe ruajtjen e informacioneve konfidenciale”, tha kreu i komunës.