Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka në objekt të punës së saj: 

1. Hartimin e kornizës së përshtatshme për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror;
2. Hartimin e strategjisë zhvillimore lokale në përputhje me strategjinë regjionale dhe atë
qendrore, duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë, si në aspektin afatshkurtër edhe në
atë afatgjatë;
3. Hartimin e politikave zhvillimore dhe marrjen e masave të përshtatshme për të nxitur më tutje
zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të Komunës;
4. Hartimin e planeve dhe nxitjen e investimeve të jashtme me qëllim të realizimit të projekteve
komunale,;
5. Hulumtimin e mundësive për të siguruar donacione dhe burime të tjera financiare;
6. Hartimin e programeve sipas veprimtarive dhe sektorëve të ndryshëm ekonomik dhe
përgatitjen e propozimeve konkrete për projekte të rëndësishme të cilat ndikojnë drejtpërdrejt
në zhvillimin e sektorëve të veçantë;
7. Ofrimin e trajnimeve dhe dhënien e këshillave për bizneset lidhur me mundësit për të
investuar kapitalin e tyre në veprimtarit prodhuese dhe ku janë mundësit më të mira për të
kthyer investimin e bërë dhe avancimi i bizneseve të tyre;
8. Ofrimin e shërbimeve për regjistrimin e bizneseve;
9. Hartimin e planit komunal për energji dhe efiçiencë (PKEE) dhe përshtatja me nivelin lokal
në përputhje me politikat kombëtare AKEE si dhe direktivat e BE-së;
10. Bashkëpunimi dhe koordinimi i projekteve lidhur me Partneritet Publiko Privat;
11. Bashkëpunimin me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe resorëve tjerë të Qeverisë së
Republikës së Kosovës rreth mundësive dhe koordinimit të aktiviteteve lidhur me
realizimin e strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal;
12. Bashkëpunimin me Institucionet Ndërkombëtare dhe organizatave të ndryshme financiare për
projekte të ndryshme zhvillimore;
13. Koordinimi dhe bashkëpunimi me Organizatat jo Qeveritare që mund të përkrahin me
projektet ideore të cilat kanë në fokus promovimin dhe zhvillimin ekonomik lokal;
14. Bashkëpunimi i ngushtë me bizneset e Komunës lidhur me përmirësimin e kushteve për
biznes përmes mbështetjes së njëra tjetrës;
15. Koordinimi dhe mbikëqyrja e realizimit të projekteve – bashkëfinancimi i projekteve nga
donatorët, Qeveria dhe Komuniteti – zotimet ndaj marrëveshjeve;
16. Përcjellja dhe zbatimi i politikave dhe programeve zhvillimore, planeve vjetore dhe
strategjisë së zhvillimit ekonomik lokal dhe regjional – duke përfshirë edhe bashkëpunimin
ndërkufitarë;
17. Organizimin e konferencave të ndryshme për mundësitë dhe perspektivat e zhvillimit
ekonomik të Komunës dhe regjionit;
18. Organizimin e panaireve për promovimin e produkteve dhe shërbimeve të bizneseve;
19. Komunikimin e vazhdueshëm me diasporën që të jenë të informuar lidhur me lehtësirat,
planet zhvillimore, projektet dhe mundësitë praktike që ofron Komuna në raport me
investitorët e mundshëm;
20. Promovimin e turizmit në aspektin ekonomik lokal dhe
bashkëpunimi dhe komunikimi me Diasporën (Mërgatën) dhe promovimin e bizneseve nga
Diaspora dhe mundësit e investimeve në Komunë për bizneset e Diasporës.