Republika e Kosoves

Kamenicë

Historiku

Kamenica, si njësi e barabartë me komunat tjera në vend fiton statutin Komunë në vitin 1959.

Komuna e Kamenicës shtrihet në Lindje të Kosovës. Kufizohet në Jug-Perëndim me komunën e Gjilanit, në Perëndim me komunën Novobërdës si dhe në Veri-Perëndim me Prishtinën. Në Veri me Komunën e Medvegjës dhe Leskovcit, në Lindje me Vranjën dhe në Lindje dhe Jug-Lindje me Bujanocin.

Pozita gjeografike e Komunës së Kamenicës është perimerike në skajin më Lindor të Kosovës, por është urë lidhëse në mes magjistrales Gjilan-Bujanoc, lidhet me qendrat tjera të Kosovës. Gjilani ndodhet në largësi 30 km, ndërsa Prishtina 75 km nga Kamenica. Me Prishtinën mund të lidhet edhe me rrugë më të shkurtër, nëpër Novobërdë dhe Llabjan, ku në të dy drejtimet rruga shkurtohet për 20-25 km. Stacioni më i afërt Hekurudhor është në Ferizaj dhe Bujanoc. Aeroporti më i afërt është ai i Prishtinës 90km dhe i Shkupit 130km.

Kamenica është vend kodrinoro – malor me disa lugina rreth lumenjve, me tokë aluviale shumë të përshtatshme për perimtari, dhe kultura tjera bujqësore. Këto shtrihen në pellgun e lumenjve Krivareka, lumit të Desivojcës dhe Hogoshtit nga ana veriore, kurse pjesa jugore shtrihet rreth lumit Anamorava.

Komuna e Kamenicës kryesisht ka qenë njohur për nga industria e materialit ndërtimor, pllakave te qeramikës dhe sintermagnezitit. Mirëpo eksitojnë edhe kushte të volitshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë, bletarisë, pemëtarisë, zejtarisë, tregtisë etj.

Karakteristikat kryesore të komunës janë:
• Një sipërfaqe prej 523 km²;
• Terren kodrinoro-malor 60%, dhe të rrafshëta (40%);
• Përshkohet nga lumenjtë: Krivareka, Lumi Hogosht dhe Morava e Binçës;
• Sipërfaqe te mjaftueshme për zhvillimin e bujqësisë me rreth 29 304 ha me kullosa, dhe livadhe 12.543 ha;
• Lidhje e mirë rrugore me magjistralen Gjilan – Bujanoc;
• Numri i banorëve në komunën e Kamenicës vlerësohet të jetë 36050 banorë;
• Në qytet jetojnë rreth 7831 banorë;
• Në fshatra jetojnë rreth 28219 banorë;
• Dendësia mesatare e popullsisë është 109 ban/km²;
• Rritja mesatare vjetore e popullsisë në këtë komunë është 0.29%;
• Ekziston dallim i vogël në strukturën gjinore me 51 % meshkuj dhe 49% femra;
• Etnitetet që jetojnë në këtë komunë janë: shqiptarë 94.83%, serb 4.31%, romë 0.67%, Turqi 0.01%, Boshnjak 0.02%, Goran 0.08% dhe të tjerë (Vlerësim I bërë nga Agjencia Statistikore e Kosovës);
• Vlerësohet se në komunën e Kamenicës, nga pjesa e popullsisë aktive 60-65% (mosha16-65 vjeç).