Republika e Kosoves

Kamenicë

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka në objekt të punës së saj:

1.Hartimin e strategjisë për kujdesin parësor shëndetësor që përfshinë: promovimin,
parandalimin, trajtimin dhe rehabilitimin e sëmundjeve, çrregullimeve dhe lëndimeve,
edukimin shëndetësor, imunizimin;
2. Diagnostifikimin e parë dhe kujdesin themelor shëndetësor përfshirë dhe ndërhyrje kirurgjike
të vogla; promovimin e shëndetit oral dhe kujdesit themelor stomatologjik;
3. Kujdesin shëndetësor mendor të bazuar në bashkësi;
4. Sigurimin e ushqimit dhe ujit cilësor;
5. Sgurimin e ofrimit të shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit sipas standardit të
specifikuar nga ministria përkatëse;
6. Kryerjen e shërbimeve sociale dhe familjare brenda territorit të komunës, përmes aktiviteteve
të qendrës për punë sociale ose duke siguruar financim apo ndonjë ndihmë tjetër materiale
për organizatat joqeveritare që merren me këtë veprimtari;
7. Vlerësimin e nevojave lokale; vendosjen e objektivave lokale për KPSH;
8. Të zhvillojë buxhetin bazuar në nevojat lokale duke iu përmbajtur udhëzimeve nga MSH;
9. Vendos dhe mbledh bashkë-pagesat, liron kategoritë e caktuara të shoqërisë; brenda kornizës
së caktuar nga MSH;
10. Siguron ofrimin e shërbimeve shëndetësore;
11. Raporton mbi të arriturat e objektivave të përcaktuara Kryetarit të Komunës dhe Kuvendit të
Komunës;
12. Zhvillimi, monitorimi dhe zbatimi i rregulloreve ekzistuese që i lëshon MSH dhe DSHMS;
13. Zbaton normat dhe standardet e infrastrukturës, burimeve njerëzore të aprovuar nga MSH;
14. E drejta për të pasur, zhvilluar dhe për të përdorur pronën me qëllim të sigurimit të strehimit
social të personave brenda komunës;
15. Monitorimi dhe bashkëpunimi me QPS në Komunë rreth përkujdesjes së rasteve sociale të
popullatës së Komunës;
16. Bashkëpunon me MSH, vendos dhe zbaton politikat e mbrojtjes së kategorive të fëmijëve të
rrezikuar dhe te gjitha kategoritë tjera të fëmijëve, përmes QPS, në nivelin lokal;
17. Mbikëqyrjes së situatës epidemiologjike në nivel të komunës;
18. Mbledh dhe analizon informatat në nivel lokal;
19. shërbimi me informata për të përcaktuar prioritetet lokale dhe objektivat, konform strategjisë
së kujdesit primar shëndetësor;
20. Shërbimi me të dhënat e nivelit të qarkut dhe të Kosovës, për të analizuar kualitetin e
shërbimeve dhe përdorimin efektiv të burimeve;
21. Marrja e masave të mbrojtjes shëndetësore që kanë të bëjnë me: sigurimin e ujit të sigurt dhe
higjienës, sigurimin e ushqimit të sigurt dhe nutricionit dhe aktivitetet e dezinfektimit dhe
deratizimit;
22. Koordinimi dhe mbikëqyrja e punës së QKMF, QMF dhe ambulancave;
ndërmerr fushata sensibilizuese me Organizata Qeveritare dhe jo Qeveritare dhe harton
marrëveshje me këto;
23. Raporton për ofrimin e shërbime dhe të arriturat komunale në këtë lëmi;
24. Caktimi i niveleve të qirasë dhe t’i vendosin nivelet e lirimit nga pagesa e qirasë për objektet
ne pronësi;
25. Propozimi që t’i vendosë lirimet për shërbime ndaj qytetarëve nëse skemat janë bazuar mbi
kriteret e objektivit të hapur ndaj publikut dhe në pajtueshmëri me ligjin aplikativ;
26. Marrja e hapave për të identifikuar natyrën dhe përmasat e nevojës për shërbime sociale dhe
familjare, brenda territorit të Komunës;
27. Përgatitja e planeve vjetore për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve sociale dhe
familjare dhe mbajtja e shënimeve statistikore;
28. Koordinon dhe mbikëqyr punën e Qendrës për Punë Sociale;
29. Përkujdeset për sigurimin e strehimit për të pastrehët;
30. Bënë regjistrimin dhe licencimin e qendrave për përkujdesje, punësimin;
31. Bënë kontrollimin dhe inspektimin në lëmin e sanitarisë në pajtim me ligjin dhe aktet
nënligjore në fuqi;
32. Pagesën e rrogave dhe trajnimin e profesionistëve të mirëqenies sociale dhe
33. Do t’i ushtroj edhe kompetencat tjera që dalin nga ligjet e veçanta, statut të komunës, akte
nënligjore dhe të deleguara nga pushteti qendror.